
AlProfit Consult

Adresa: Rruga e Elbasanit, Pallati Fratari, Tërshana 1, Shkalla 1, Apartamenti 18, Kati 6, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
AlProfit Consult është një zyrë kontabiliteti dhe konsulence financiare që ofron shërbime të specializuara për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Me një qasje praktike dhe të personalizuar, ne ndihmojmë klientët tanë të kuptojnë më mirë financat e tyre, të përmbushin detyrimet ligjore dhe të marrin vendime të informuara për rritje dhe qëndrueshmëri. Qëllimi ynë është të jemi partneri juaj i besuar në çdo hap të zhvillimit të biznesit tuaj.
Çfarë ofron
Shërbime Kontabiliteti
Kontabiliteti është gjuha e biznesit, dhe ashtu si çdo komunikim, ky informacion duhet të jetë i shpejtë, në kohë reale, i kuptueshëm dhe i përshtatur për çdo rast. Ai duhet, mbi të gjitha, ti shërbejë qëllimit të marrjes së vendimeve.
Ne mund të realizojmë ngritjen e një sistemi të informacionit kontabël që mundëson informacion të plotë dhe në kohë reale. Shërbimi ynë i zyrës se kontabilitetit ofron raportim të plotë dhe analizë kritike që ju lejon të vlerësoni shëndetin financiar të aktivitetit tuaj dhe të realizoni qëllimet tuaja të biznesit.
Shërbime Taksash
Ne e dimë se një nga qëllimet tuaja kryesore është te paguani nivelin e duhur te taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave, së bashku me zyrën e kontabilitetit.
Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet sepse, administrimi i tyre efektiv sjell menaxhimin dhe uljen e mundshme të tyre por nga ana tjetër risqet që hasin bizneset nga shkelja e ligjeve në këto fusha, nga mosnjohja dhe mos përditësimi në kohën e duhur, sjell penalizimin e tyre.
Konsulencë Financiare
Ne mendojmë që biznesit janë të interesuar që, përveç shërbimeve rutinë, të zyrës së kontabilitetit, të përfitojnë edhe shërbime të tjera që mund të rrisin të ardhurat dhe fitimin e tyre. Sipërmarrjet, në disa raste, nuk marrin orientimet e duhura për të operuar dhe administruar bizneset e tyre sepse:
- Këto shërbime nuk kërkohen nga klientët e studios kontabël, duke gjykuar se këto shërbime nuk janë pjesë e aktivitetit të studios.
- Punonjësit e studios kontabël nuk bëjnë përpjekjet e duhura, për të dhënë sugjerimet dhe opinionet e tyre. në raste kur mund të jetë e nevojshme.
Pikërisht ky është edhe synimi ynë. Ne pretendojmë që të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë.
Regjistrimi i Bizneseve
Pjesë e rëndësishme e shërbimeve të studios sonë të kontabilitetit është këshillimi dhe më pas ndjekja e procesit të regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të tjera në të dhënat e regjistrimit të bizneseve.
Ky shërbim është pjesë shumë e rëndësishme e punës tonë të përditshme, por për ne ai nuk është shërbim rutinë dhe proces i parëndësishëm e “punë që duhet të bëhet”. Përkundrazi, ne vlerësojmë që ky shërbim është shumë i rëndësishëm, dhe për fat të keq, sipërmarrjet nuk marrin shërbim cilësor, ose nuk vlerësohet sa duhet.
Intuit QuickBooks
Konsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj. Ka shumë arsye për të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj.
Kurse Kontabiliteti
Ne besojmë që profesioni i ekonomistit është i lidhur shumë ngushtë me leximin e vazhdueshëm dhe njohjen me praktikat më të mira. Njohja me shumë profesionistë të fushës ka përforcuar bindjen tonë që ky është kushti kryesor i të pasurit sukses.
Programet e ndryshme të kurseve praktike, në fushën e kontabilitetit, janë një mundësi mjaft e mirë për çdo koleg të ri, ose praktikues apo pjestar të menaxhimit të sipërmarrjeve, për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit.
Shërbime

Analiza financiare për vendimmarrje

Analizë kosto për biznes

Bilanc vjetor për biznese

Biznes i ri në Shqipëri

Buxhetim për ndërmarrje

Degë e shoqërisë së huaj në Shqipëri

Deklaratë tatimore vjetore

Deklarim TVSH mujore

Deklarime tatimore online

Ekonomist i jashtëm me eksperiencë

Hapje NIPT-i për person fizik

Këshillim financiar profesional

Konsulencë për investime në Shqipëri

Konsultë për tatime dhe taksa

Kontabilist i certifikuar Shqipëri

Kontabilitet për biznese të vogla

Leje dhe licenca biznesi

Menaxhim efektiv i cash flow

Ndryshim administratori në QKB.

Optimizim tatimor i avancuar

Pagesa tatimore me afat

Pasqyra financiare zyrtare

Përfaqësim pranë institucioneve shtetërore

Përpunim të dhënash kontabël

Planifikim financiar strategjik

Portali SelfCare tatime

Projeksione financiare realiste

Regjistrim biznesi i ri në QKB

Regjistrim fature elektronike

Regjistrim subjektit tregtar

Shërbime kontabiliteti në Tiranë
.jpg)
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (shpk)

Sigurime shoqërore dhe shëndetësore

Statut dhe akt themelimi shpk

Strukturim i biznesit të ri

Studio kontabiliteti profesionale

Tatim fitimi për biznese

Tatimi mbi fitimin korporativ

Tatimi mbi të ardhurat personale

Zyrë kontabiliteti në Shqipëri
Historiku
AlProfit Consult u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të ofrojë mbështetje të besueshme dhe profesionale për sipërmarrësit shqiptarë në fushën e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar.
Fillimisht si një iniciativë e vogël nga një grup profesionistësh me eksperiencë në sektorin publik dhe privat, AlProfit është rritur gradualisht falë përkushtimit ndaj cilësisë, komunikimit të hapur me klientët dhe zgjidhjeve të thjeshta për sfida komplekse financiare. Gjatë viteve, kompania ka ndihmuar qindra biznese në fusha të ndryshme duke u bërë një pikë referimi për transparencë, korrektësi dhe mendim strategjik financiar.